Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është plagosur me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari për tentativë vrasjeje të viktimës është arrestuar.
Për shkak të lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK, për trajtim mjekësor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.