Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Malishevës është mbyllur me avantazhin minimal të skuadrës nga Gjilani.
Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Besnik Krasniqi nga pika e bardhë. Ekipi i Zekirija Ramadanit pati disa raste të tjera për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të finalizojë.
Tani mbetet të shihet se si do të zhvillohet pjesa e dytë e kësaj përballjeje.