Ish-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke dhënë një shikim prapa të partisë që dikur drejtonte dhe nga e cila është larguar, ka thënë se nëse vështrohet se për çfarë ka qëndruar VV-ja atëherë “as Albini nuk është në VV”.
“Asnjë pikë për të cilat ka qëndru LVV, sot nuk i ke aktualisht në qeveri. As nuk e ki aspektin social-demokrat, të drejtave shoqërore, ska më, nuk flitet për to. Sot transferet financiare konsiderohen si lëmoshë e pushtetit ndaj qytetarit. Unë Albin Kurti po ti jap ty, jo si e drejtë që ti i gëzon. Kjo ka dallim shumë të madh. 100 euro, 100 euro, dakord jam, por dallimi qysh ti i jep ato, kjo ta definon. Tash janë lëmoshë e atëkohë kanë qenë e drejtë. Qytetarit i takojnë, nuk ia jep ti, buxheti është i qytetarit. Në konceptin politik nuk ka negociata me Serbinë, nuk ka Asociacion, tash ka Asociacion. Ka pasë kushte, tash nuk ka kushte”, ka thënë ai në një intervistë me Vehbi Kajtazin i transmetuar në Kanal 10.
“Unë më shumë kritikat që ia jap Albin Kurtit, është kqyre, nëse rrethanat të kanë shti me ndryshu qëndrimin që është normale, e ke kuptu ndryshe, kallzo pse e ke ndryshu qëndrimin. Pse nuk e ka bë, kjo është e dëmshme sepse nuk po e spjegon taman procesin, jo kur po shkojmë por edhe pse duhet me shku në atë rrugë. Qytetarët duhet me marrë vesh çfarë Kosove po ndërtojmë dhe cili është argumentimi prapa. Dhe e dyta, mos krijo hapësirë të keqpërdorimit të entuziazmit aktivist. Si koncept politik, Albin Kurti ka ndryshuar shumë. Në asnjë pikë nuk e ka qëndrimin sot qysh e kemi pas si LVV. Si ideologji politike edhe si strategji politike nuk ka ndryshuar fare. Qaty është dashur me ndryshu më shumë”, vazhdon tutje ish-kreu i LVV-së.