Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.
Shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunalë, njëherësh nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Avdyl Aliu, ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka paraqitur qëndrimet e degës para qytetarëve.
Aliu potencoi se faji për situatën e krijuar në Kuvendin Komunal dhe dështimet e njëpasnjëshme për mbajtjen e seancave, nuk duhet t’i faturohen opozitës, por pozitës, pasi që ata kanë për detyrë të sigurojnë shumicën me të cilën do të krijojnë një stabilitet në punën e legjislativit.
LDK është shumë e interesuar që të vazhdohet me mbajtje të seancave të Kuvendit Komunal dhe të KPF-së si edhe të komiteteve dhe komisioneve të tjera relevante të formuara nga Kuvendi.
Fatkeqësisht, me gjithë forcën që e ka ky administrator, po mundohet që t’i shuaj të gjithë këta trupa profesionalë të Kuvendit, duke mos i paguar për punën e tyre.
Tash, së fundi, nga niveli qendror ka ardhur edhe një njoftim ku thuhet se Komuna e Gjilanit është në minus me mjete (nga numri i madh i të punësuarve) dhe se përveç pagave të rregullta, seancave dhe kujdestarive, disa pagesa të tjera nuk mund të realizohen deri sa të ketë një rregullim në aspektin buxhetor. Pra, kemi të bëjmë me një çrregullim të madh të buxhetit në Komunë dhe niveli qendror na kufizon dhe na ndalon pagesat.
Kemi kerkuar minimumin e minimumit, ne mos më mirë, ateherë le të vazhdohet siç ka qenë, në seancë të ketë një operator të përzgjedhur për inqizim dhe atë inqizim ta transmetojnë drejtpërdrejtë mediat lokale, mirëpo administratori është kategorikisht kundër kësaj sepse i frikësohet debatit dhe daljes së keqperdorimeve dhe shkeljeve si këto.
Në vend se ambientet e Komunës të jenë vend nga i cili dalin lajme të mira për punë të mira, p.sh lajme për realizim të projekteve si Stadiumi, Autostrada, Rruga Gjilan-Kllokot, Rruga e Prishtines, Rruga e Zabelit ,Impianti i Ujrave të Zeza, Sheshi i Qytetit, funksionalizimi i Fshatit Social e shumë e shumë projekte të tjera që janë në pritje, këto ambiente janë shndërruar në fabrikë të gënjeshtrave.
Arsyetimi për mos bartje të buxhetit prej 2.5 milionë euro është gënjeshtër e madhe, sepse nga muaji mars e ka materialin e gatshëm dhe asnjëherë nuk e ka sjellë në Kuvend qe nga muaji mars. Në seancën e fundit e ka permendur duke thënë se tani kot edhe nese i lëshoni këto mjete se une nuk mund të kryej asnjë punë, dhe poashtu e ka thënë publikisht se unë jam fajtor sepse nuk kam ditur ta shpenzoj buxhetin.
Ne, nuk jemi të interesuar që t’i japim mundësi për keqpërdorime të mëtejshme, për aq sa është në dorën tonë si Kuvend dhe si LDK, përndryshe ne votojmë bartjen e mjeteve dhe nxjerrim vendime për të gjitha nevojat institucionale siç edhe kemi vepruar në seancën e fundit me vendimin për bartje të mjeteve për Handikos, Shoqatën e të Verbërve, Qendrën “Pema”, rritjten e pagesave për punëtorët e “Tregut”, për projektin “Kodra e Dëshmorëve”, të gjitha këto në shumën prej 475.000 eurosh.
Njësoj do të veprojmë me të gjitha kërkesat dhe nevojat e arsyeshme edhe ditëve në vijim, por nuk do ti japim mundësi tëkeqperdorimit askujt.
Në lidhje me gënjeshtrën tjetër në lidhje me buxhetin e komunës për vitin 2025, ju informojmë se duke qenë Komiteti për Politikë dhe Financa bartëse e këtij procesi nga dita e parë e deri në votim në Kuvend, është përjashtuar nga procesi dhe është udhëhequr njëanshem nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, pa pjesëmarrjen e KPF, dhe në këtë mënyrë kemi një varg shkeljesh në këtë proces, pra:
– Shkelje procedurale në procesin e hartimit të buxhetit,
– Mospërfillja e institucionit të KK, KPF dhë anetarëve të Kuvendit,
– Shkeljet esenciale në procesin e buxhetimit lokal,
– Tejkalim i protokoleve të Komunës së Gjilanit,
– Tejaklimi i afatit kohor të dorëzimit të buxhetit në Kuvend, e që është 1 shtatori.
Në lidhje me genjeshtrën e radhës per raportimin e punës së tij 6 mujore para Kuvendit, duke qene i zënë ngusht sepse nuk ka çfarë të thotë dhe nuk ka si të mbrohet për mospunën e tij, ai ka zgjedhur të raportojë jashtë institucionit, në rrugë, dhe atë para militanteve të tij, atyre pak që i kanë mbetur dhe që i ka punësuar kundërligjshëm.
Edhe për Raportin Financiar është e njeta mendesi dhe i nejti tentim i mashtrimit. Tani kur duhet të raportohet për 9 mujor, me vonesë e sjellë në Kuvend 6 mujorin, por shpresojmë që seancën tjetër e trajtojmë edhe këtë raport 9 mujor dhe shpërfaqet edhe një herë mospuna, mosdija dhe mosvullneti edhe përmes numrave.
Administratori i Komunës, përveç opozitës në Gjilan, fajtorë po i len edhe shokët e tij në Qeveri, ata të cilët kinse po tentojnë të bllokojnë projekte për Gjilanin, sepse po duan që t’ia shkatërrojnë karrierën këtij administratori, që me vetëdijen e plotë ia ka shkatërruar karrieren vetës.
Andaj, jemi mësuar me të. Sa herë bllokohet për të gjetur zgjidhje, del e viktimizohet.
Këtë viktimizim përveç nesh si parti politike, e kanë kuptuar tashmë të gjithë qytetarët gjilanas.