Gjilani ka pësuar humbje si mysafir ndaj Malishevës në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu humbi me rezultat të ngushtë 2-1.
Golin e vetëm për kuqebardhët e shënoi Edi Basha, por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.