Një nga sulmuesit më të rrezikshëm viteve të fundit në Superligë, Kastriot Rexha do bëhet së shpejti me skuadër të re.
Rexha që përfundimisht po ndahet me skuadrën e tij të deritanishme FC Drita me të cilën fitoi fitullin e Kosovës, është afër aventurës së tij të re në futbollin e Kosovës.
Burime të Korneri.net mësojnë se sulmuesi prishtinas, është afër finalizimit të marrëveshjës me skuadrën më aktive të këtij afati kalimtar, Feronikelin dhe së shpejti do të nënshkruajë me skuadrën nga Drenasi.
Rexha do të jetë përforcimi i dytë që zbarkon në “Rexhep Rexhepi” nga skuadra e Dritës, pasi rrugë të tillë ditë më parë mori edhe sulmuesi tjetër, Astrit Fazliu.
Për shërbimet e Rexhës, të interesuara ishin edhe Besa e Prishtina, por oferta e Feronikelit po del të jetë më e parezistueshmja për “bomberin” nga kryeqyteti.