Komunikata e PDK-së
Organizata “Islamic Relief Kosova”, ka një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar me Komunën e Gjilanit për projektin e shëndetësisë në punësimin e doktorëve në qytetin e Gjilanit. Procesin e rekrutimit e udhëheq organizata “Islamic Relief Kosova”, ndërsa financimi bëhet bashkërisht me Komunën e Gjilanit.
Doktorët e rinj të cilët janë pranuar para disa muajsh nuk janë duke u paguar nga Komuna e Gjilanit. Ata po hyjnë në muajin e tretë të punës dhe të paktën që dy muaj nuk janë paguar.
Përgjegjësit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, u kanë dërguar një email doktorëve të rinj duke ju treguar se Komuna e Gjilanit të paktën që katër muaj e gjysmë nuk i ka transferuar paratë tek kjo organizatë, ashtu siç parashihet me marrëveshje.
Përgjegjësi dihet: Alban Hyseni.
Faktet tregojnë se kryetari financimin e doktorëve të rinj nuk po e trajton me urgjencë, ashtu siç po i trajton punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij.
Për të nuk ka rëndësi që doktorët e rinj të cilët po e kryejnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm kanë mbetur pa paga.
Kërkojmë nga kryetari Hyseni që çështjen e financimit ta trajtojë me urgjencë ashtu siç i ka trajtuar punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të Vetëvendosjes.
(Bashkëngjitur e keni emailin të cilin përgjegjësi i organizatës “Islamic Relief Kosova” ua ka dërguar doktorëve të rinj).