Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është afër përfundimit rinovimi në shkollën “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme.
Në kuadër të këtij rinovimi hyjnë rinovimi i shkollës, rregullimi i nyjeve sanitare, rregullimi i fushës së sportit si dhe rregullimi i këndit të lojërave për fëmijë.
“Investim në vlerë prej 130,000 eurosh, i tëri nga Komuna e Kamenicës”-ka thënë Kryetari Rahimaj.