Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, balldëskën e deputetit Luan Aliu dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të VV-së.
Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar një video të kryetarit Alban Hyseni, ku ky i fundit gjatë fushatës premtonte punësim në bazë të meritokracisë dhe jo punësim mbi baza familjare dhe partiake.
Dega e PDK-së në Gjilan ka listuar emër për emër shumë prej punësimeve familjare të kryetarit Hyseni dhe zyrtarëve të tij.
“Premtoi shërbim ndaj qytetarëve dhe përfundoi duke ju shërbyer kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij. Alban Hyseni është sinonim i dështimit dhe mashtrimit”, thuhet në reagimin e PDK-së.