Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në mungesë kuorumit.
Gjatë seancës së sotme plenare, projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Reklamë
ADVERTISEMENT
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha që s’ka kuorum për të votuar këtë marrëveshje, me ç’rast kjo marrëveshje u bart për në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk e ka kuorumin për ta votuar këtë marrëveshje ndërkombëtare. I mbetet një seance të ardhshme”, ka deklaruar Konjufca.
Po ashtu, në mbledhjen e Kuvendit nuk është arrit që të kalojë as Projektligji për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.
Ndryshe, edhe marrëveshja e tretë që nuk u miratua ka qenë ajo për kredi mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.