Kompani gjilanase “EL BAU”, ka vazhduar traditën e saj, duke i shpërblyer punëtorët e saj me pushime në Turqi.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, kompania “EL BAU”, ka falemnderuar gjithë stafin e saj duke thënë se një kompani është po aq e mirë sa stafi i saj shkruan Radio Star.
Ky është postimi;
🏖️ SUMMER 2024 🏖️
Kompania EL BAU shpk në Gjilan, në përmbyllje të sezonit veror 2024, organizoi një pushim në Antaly, i shtati me radhë për punëtorët e saj.
Çdo moment meriton të ruhet në kujtesë, pasi koha kalon pa u ndjerë. Vetëm një kompani serioze, e udhëhequr nga një staf punëtorësh të palodhshëm, e kurorëzon punën e saj me një pushim në një ambient të rehatshëm, me ushqim e pije pa kufi, muzikë dhe shumë momente argëtimi.
Megjithatë, ndjehej mungesa e atyre që për arsye objektive nuk mundën të ishin pjesë e këtij pushimi. Më shumë se kurrë, mungesa e punëtorit, shokut tonë Liman Vllasi i cili këtë vit shkoi në amshim. ishte e dukshme. Ai ndjehej fizikisht te secili prej nesh, ndërsa në mendjet dhe zemrat tona do të jetë gjithmonë i pranishëm.
Falënderojmë punëtorët për sjelljen e dinjitetshme gjatë kësaj jave të këndshme pushimi dhe për atmosferën festive në shoqërinë e pushuesve nga e gjithë bota.
Antaly, 2024