Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton drogë.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, teksa theksoi se prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla.
“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.” – ka thënë Sveçla.