Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sërë takimesh të rëndësishme me miq të vendit, në ditën e tretë të vizitës në Nju Jork.
Kurti u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.