Ish-sekretari dhe veterani i arsimit, Reshat Behluli, është ndarë nga jeta sot, raporton Radio Star.
Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.
Ndarja nga jeta e ish-sekretarit të Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, Reshat Behluli, ka prekur të gjithë miqtë, familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët, bashkëmoshatarët, dhe personalitete të vendit, të cilët e kanë njohur për kontributin e dhënë duke reaguar me dhimbje për ikjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur, kolegut të nderuar, që me shembullin e tij la gjurmë në memorien e gjithsecilit që e njohu.
Reshat Behluli ishte i lindur në vitin 1958 në fshatin Renatos të Komunës së Preshevës. Disa klasa të fillores i kishte përfunduar në shkollën e fshatit Maxhere e më pas edhe në Renatoc si dhe në Preshevë, ku mbaroi edhe shkollimin e mesëm. Ai ka mbarur studimet në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe pas luftës, që nga viti 2004 ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku edhe ishte pensionuar.
Ai është shquar si një punëtor i madh dhe i gatshëm që të jetë në shërbim të të gjithëve dhe edhe gjatë ndërtimit të ri atij Natyror “Xhavit Ahmeti”, ai kishte përcjellë punimet deri në përfundim.
Familjarët me kohë do të njoftojnë për varrimin e të ndjerit.