Aktori i njohur nga Gjilani, Fatmir Spahiu, i njohur si ‘Bufi’, ka reaguar pas paraqitjes së Edon Zhegrovës në ndeshjen mes Lille dhe Real Madridit. Pas përfundimit të pjesës së parë, ‘Bufi’ komentoi performancën e lojtarit kosovar, i cili po përballet me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.
Përmes një postimi në profilin e tij, Spahiu shprehu krenarinë për nivelin e lartë të lojës që po tregon Zhegrova, duke kujtuar edhe legjendën Fadil Vokrri. Ai shkroi:
“A jeni tu e pa me çfarë niveli po luan Edon Zhegrovaaaa oooo miq?! Vokrri, rahmet shpirti i pastë, për Zhegroven thoshte: ‘K’to veç Zoti e ruajtë!’”
Me këtë status, ‘Bufi’ tregoi vlerësimin e tij për talentin dhe arritjet e Zhegrovës, duke e lidhur atë me trashëgiminë e futbollit kosovar dhe legjendën e ndjerë Vokrri.