Nazim Gagica, në një vizitë të përbashkët me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, inspektoi autostradën e Gjilanit dhe hyrje-daljet e qytetit, duke ngritur shqetësime për vonesat e papranueshme në përfundimin e punimeve.
Sipas tij, me ritmin aktual të punimeve dhe qeverisjen e tanishme, autostrada nuk pritet të përfundojë as këtë vit dhe as vitin e ardhshëm.
Gagica nënvizon se zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë kyçe për ndryshimin e nevojshëm, duke theksuar se vetëm me Aleancën në qeverisje, Gjilani do të marrë trajtimin dhe zhvillimin që meriton.
Shkrimi i plotë:
Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, vizituam autostradën e Gjilanit dhe hyrje-daljet në qytet. Janë të papranueshme dhe të pa arsyeshme vonesat për përfundimin e punimeve. Nga ajo që pamë sot, autostrada e Gjilanit nuk lëshohet as këtë vit, madje as vitin e ardhshëm me këtë qeveri e me këtë ritëm të punimeve. Situatë e njëjtë është edhe në hyrje-daljet në qytet.
Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, domosdo duhet të sjellin ndryshimin e nevojshëm për të cilin ka nevojë Kosova dhe populli i saj. Gjilani me Aleancën në qeverisje qendrore dhe lokale, do ta ketë trajtimin që meriton dhe zhvillimin të cilin nuk e ka përjetuar ende. Shembull për këtë i kemi komunat ku ka qeverisë ajo e ku qeverisë sot.