Java e tetë e Superligës së Kosovës sjell derbin më të madh kosovar, përballjen mes Dritës dhe Gjilanit shkruan Radio Star.
Për këtë ndeshje kaq të pritur, tashmë është caktuar edhe gjyqtari kryesor.
Nga shorti i tërhequr, referi që do të drejtojë ndeshjen është Mervan Bejtullahu, një gjilanas, i shoqëruar nga asistentët Besnik Morina dhe Hekuran Osmani.
Derbi do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 15:09, në stadiumin me bar sintetik në Gjilan./RadioStar/