Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zonja e parë Brigitte Macron dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo.
Kjo pritje është bërë në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë.
“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, tha Osmani. /Zëri