Përgatitjet për duelin e radhës kampional, i vlefshëm për xhiron e tetë në Albi Mall Superligë, përballë rivalit Drita, tashmë kanë përfunduar me shumë sukses.
Pavarësisht motit me temperaturat që kanë variuar me ulje dhe ngritje, atmosfera dhe disponimi i futbollistëve ishte tejet pozitiv gjatë gjithë javës dhe me shumë optimizëm përballë sfidës së radhës.
Gjithë grupi ka qenë i përkushtuar dhe përqendruar në punë duke pritur me padurim përballjen derbi ndaj rivalit lokal Drita.
Ekipi ka marrë mbështetje të vazhdueshme edhe nga tifozët para një takim tejet të rëndësishëm, por jo vendimtar për rrjedhën e kampionatit.
Dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do jetë i 48-ti më radhë në garat kampionale dhe zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.