Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.