Lajme
“Unë borxhet e ministrisë s’mundem me i la bre” – Qytetari i emocionuar flet për mos rimbursimin e pagesës, Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore në MSH çartëson situatën
Gazeta10
08 Tetor 2024 – 9:59
Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetar të shumët tashmë kanë filluar që të adresojnë ankesat e tyre.
Gjatë ditës së djeshme edhe qytetari Shqfki Gërbeshi i cili është një nga pacientët e Onkologjiksë është ankuar për pagesën e tij, ku për shkak të sëmundjes të cilën ai ka është detyruar që të bëjë shërimin ne Shqipëri, mirëpo ministria nuk ka paguar shumën për shërimin e tij.
Tutje ai edhe sot në një lidhje direkte ka treguar se pagesat është detyruar që ti bëjë vetë edhe pagesën të cilën ai ka bërë është ankuar në ministri dhe ministria nuk i’a ka dorzuar pagesën qytetarit por spitalit të cilën ka kryer trajnimet dhe spitali nuk po ja rikthen pagesën të cilën atij i takon.
“Jam një qytetari i Onkologjisë edhe për shkak sëmundjes më është deshtur të shkoj të shërhohem në Shqipëri edhe pagesta më është dashur me mi i bo vetëm, pastaj kur kam ardh këtu i kom kallxu edhe ministrisë edhe ministria më kë thënë se pagesat ja kom dërguar spitalit privat edhe kur kom shku unë që më marr pagesën time në spitai privat më ka thënë se pagesën na e kem po nuk mujm me ti jep se ministria neve na ka borxh edhe qata nuk mujm me ti kthy edhe une borxhet e ministris smuj me ja la”, ka thënë ai.
Poashtu ekipi i Kanal10 ka telefonuar Drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore në Ministrin në e Shëndetësisë, Amir Keka ka ka thënë se ka disa shqetësimë se pacientet kanë kërkuar dëshmi për pagesta e tyre në spitalin ku ka marr trajnime.
“Unë kamë një shqëtësim se pacientat panë kërkuar një dëshmi nga spitali për kryerjen e pagesës edhe se kjo situatë nuk është duhura, gjithasthu unë i lusë edhe njerëz e tjerë që vinë tek ne dhe të flasim për pagesnë e trajnimet e tyre”, ka thënë Keka.
Tutje ai për këtë rast ka thënë se nuk është dashur që qytetarët te paugajn shumë vetëm pjesën të cilën e parasheh ligji jo pagesa të tjera.