Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka pezulluar aktivitetin e prokurimit për punimet ndërtimore që lidhen me rindërtimin dhe ri-konfigurimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan shkruan Radio Star.
Projekti synonte përputhjen me standardet e Kategorisë IV të UEFA-s, sipas rregulloreve dhe udhëzimeve teknike për infrastrukturën e stadiumeve.
Pezullohet aktiviteti i prokurimit për punët ndërtimore në zbatimin e projektit të hollësishëm për rregullimin hapësinor, arkitekturën dhe inxhinierinë e rindërtimit dhe përshtatjes (ri-konfigurimit) të Stadiumit të Qytetit në Gjilan.
Arsyeja e pezullimit është parashtrimi i Kërkesës për Rishqyrtim, e deponuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Organi prokurues ka konfirmuar se do të njoftojë me kohë për vendimet që do të merren në lidhje me këtë çështje/radiostar/.