Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të takohet me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bislimi u shpreh se Lajçak po punon për takimin e tij të radhës me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Se kur do të jetë ky takim, nuk e di.Unë nesër do ta takojë emisarin Lajçak, pastaj do të mund të dakordohemi se si ecet tutje”, u shpreh Bislimi./Indeksonline/