Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën.
Kurti ka theksuar se këto vende janë të keqinformuara nga Serbia.
Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe Rusinë në përgjigjen e tij.
Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe Rusinë në përgjigjen e tij.
“Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Rusë. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që – për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje – ta njohin pavarësinë e Kosovës” – tha Kurti për REL.