Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.
Lidhur me këtë ka reaguar, Ministria e Mbrojtjes duke demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij.
“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e shkurtë të ministrisë.