Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Dega në Gjilan ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me punimet që po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”, duke akuzuar Komunën për projekte të paautorizuara dhe në dëm të qytetarëve.
Sipas PDK-së, punimet po kryhen pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me planet rregulluese, ndërsa kryetari Hyseni akuzohet se po synon të përfitojë personalisht nga këto projekte, pa marrë parasysh dëmet që po i shkaktohen buxhetit të komunës dhe qytetarëve të saj.
Shkrimi i plotë:
SKANDALOZE – STOP PROJEKTEVE KOZMETIKE DHE NË DËM TË QYTETARËVE!
Ka kohë që PDK-Dega Gjilan, me kohë ka bërë me dije se në rrugën “Hamdi Kurteshi”, po punohet pa leje ndërtimi, në kundërshtim me planet rregulluese, pa procedura gjatë hartimit të projektit dhe me përplot vërejtje tjera, por t’i lëjmë anash tani këto dhe t’i kthehemi zhvillimit të punimeve në vendngjarje.
Kryetari i Komunës, z. Hyseni primare e ka videoinçizimin dhe synimin se si të duket më mirë para qytetarëve duke menduar se kështu mund të përfitoj si individ, por pa lodhur fare kokën se çfarë dëme materiale dhe profesionale është duke shkaktuar.
Pyesim kryetarin si ka mundësi që të filloj punimet me tender të cunguar dhe jo në harmoni me atë projekt që e ka?
Si ka mundësi të zhvilloj punimet, ku për gjatë segmentit të rrugës, në të dy anët e ka për obligim të i vendos gypat Fi-800 për trajtimin e ujërave të zeza (sepse të tillat i figurojnë në projekt)?
A e din ky kryetar se nëse këta gypa nuk vendosen tash, atëherë kushdo që planifikon të ardhmën ta finalizojë këtë projekt, domosdo duhet rishtazi të rrënoj këto investime nga të dy anët e këtij segmenti dhe kjo do të ketë kosto shumë të lartë nëse nuk bëhet tani?
A e din ky kryetar se është krim dhe vepër penale nëse me vetëdije e dëmton bugjetin e i cili godet taksapaguesit tanë drejtëpërdrejtë?
Prandaj, ftojmë kryetarin Hyseni që menjëherë të ndërpresë punimet dhe fillimisht të mirret me zgjidhjen e problemeve nëntokësore.
Poashtu, ftojmë menaxherin e projektit që mos të lejojë këto punime, por të jap mendimet dhe rekomandimet e tija profesionale, të kundërtën, do të konsiderohet bashkëpjesëmarrës i krimit për të cilën nuk mund t’i ik përgjegjësisë dhe llogaridhënies para organeve të drejtësisë.
Poashtu, ftojmë zyrën e prokurimit të jetë më aktive dhe të mos lejojë këto lëshime profesionale, por me urgjencë të marr masat e duhura!