Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i cili ishte titullar në humbjen ndaj Çekisë pas ndeshjes ka thënë se ishin në dijeni që i pret një ndeshje e vështirë, pasi vitin e kaluar i kishin mposhtur çekët.
Ai tha se Kombëtarja shqiptare nuk është shkel e shko, dhe çdo kombëtare ua ka frikën.
“Janë shumë të inatosur me ne, sepse vitin e kaluar nuk kanë arritur të na mposhtin. Për këtë arsye e dinim që na priste një terren i nxehtë. Ishin shumë të motivuar. Po të ishim më sy hapur do ta kalonim pa humbje këtë ndeshje. Po rritemi si skuadër. Nuk jemi një Kombëtare shkel e shko. Çdo Kombëtare na e ka frikën kur përballet me ne”, ka thënë ai për TVKlan.
“Unë këtu nuk luaj për statistika. Këtu luaj për Kombëtaren dhe për të arritur te triumfi. Për mua nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo. Dua vetëm të iki përpara. Dëshira ime është vetëm të fitoj. Për statistikë mendoj vetëm te ekipi”, ka thënë ai.