Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu do të shfrytëzojë pushimin dyjavor të ligës për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Fushë Kosovës.
Kjo pauzë në kampionat vjen si rezultat i zhvillimit të ndeshjeve në National League, duke i dhënë mundësinë ekipeve të rigjenerohen dhe të testojnë formacionet përmes ndeshjeve kontrolluese.
Takimi mes SC Gjilanit dhe Fushë Kosovës do të zhvillohet sot, në orën 13:00, në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Kjo ndeshje pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për të dy ekipet, të cilat do të synojnë të përgatiten sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit.