Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video nga përvjetori i 25 vjetori i themelimit të partisë.
Krasniqi tha se PDK në 25 vjetorin e themelimit qëndron si testament se Kosova meriton të ekzistojë si shtet i pavarur, i zhvilluar dhe me perspektivë.
Tutje, ai thotë se PDK është gati për fitore të reja.
‘Sa herë që Kosova është në dhembje – është kushtrim për Partinë Demokratike të Kosovës. PDK është gati për fitore të reja dhe do ta bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën!”