Në konferencën për media, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka paraqitur para gazetarëve shqetësimet se VV ka ngulfatur 78 milionë euro projekte të kontratuara.
Janë 78 milionë euro kontrata të nënshkruara, pa e përfshirë autostradën, janë projekte e obligime që administrata e VV-së i ka ngulfatur për 3 vite, duke mos i proceduar e duke ju referuar si “projektet e Lutës”. Tash, pas fiks 3 viteve, ka filluar më 1 tetor një projekt siç është rruga “Adem Jashari”, por me shkelje të mëdha. Nuk është projekti ‘tavolinë suedeze’ kur ti zgjedh çka me punu e çka jo sepse ligji është i qartë, tha kryetari z. Haziri.
Kryetari Haziri tha para gazetarëve poashtu se dështimi i buxhetit në Gjilan është konfirmuar edhe zyrtarisht nga MAPL si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit, duke ia “vizatuar” të parit të ekzekutivit aspektin procedural të miratimit të buxhetit, si një fëmije shtatë vjeçar.