Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Qipros në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke dominuar ndeshjen dhe shënuar tre gola për të siguruar tri pikë të rëndësishme.
Skuadra e drejtuar nga Foda tregoi forcë dhe cilësi të lartë në lojë, duke e kontrolluar përballjen që nga fillimi.
Golat për Kosovën u shënuan nga kapiteni Amir Rrahmani, Emral Krasniqi, dhe Emir Sahiti, të cilët ndihmuan ekipin të përmbysë çdo tentativë të kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë.
Me këtë fitore të rëndësishme, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit C, me 9 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për sukses në fazën kualifikuese.