Alp Idrizi, talenti i ri nga Gjilani, ka nënshkruar një kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman, një marrëveshje që është bërë publike nga vetë klubi.
Idrizi, i cili më parë ishte pjesë e SC Gjilanit, ka qenë gjithashtu në prova te klubi i Atleticos në Spanjë disa muaj më parë.
19-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në futbollin kosovar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve ndërkombëtare me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Nënshkrimi i kontratës me klubin gjerman shënon një hap të madh në karrierën e tij.