Një incident i rëndë është shënuar dje në kampusin e shkollave në Gjilan, ku gjatë një kontrolli rutinë nga sigurimi i kompanisë Security Guard ‘SAS’, në çantën e një nxënësi ka zbuluar një armë zjarri.
Sipas raportimit të Radio Star, nxënësi kishte fshehur armën brenda çantës me qëllim që ta fuste në ambientet e shkollës.
Menjëherë pas zbulimit të armës, sigurimi i kompanisë Security Guard ‘SAS’, njoftoi organet e rendit, të cilët arritën në vendngjarje dhe sekuestruan armën, si dhe morën në mbikëqyrje nxënësin e përfshirë. Ky veprim i shpejtë parandaloi një situatë që mund të ishte kthyer në ngjarje shumë shqetësuese dhe potencialisht të rrezikshme për nxënësit dhe stafin e shkollës.
Policia ka nisur hetimet për të kuptuar arsyet e sjelljes së armës në shkollë dhe për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten.
Kompania Security Guard ‘SAS’, tashmë e njohur gjerësisht si lider në fushën e sigurimit, vazhdon të shquhet për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm. Me një ekip të trajnuar SAS garanton një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë, duke menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer sigurinë e kampusit në Gjilan.
Kjo kompani është shembull i standardeve të larta dhe integritetit në industrinë e sigurimit, duke fituar besimin dhe respektin e komunitetit./radiostar/