Policia e Kosovës ka zbuluar edhe një Komunë Paralele serbe në Skenderaj.
Sipas policisë, kjo komunë aktive është Komuna e Skenderajt.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë se në konsultim me Prokurorinë kanë hyrë në këtë ndërtesë dhe po merren me rastin.
“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardh deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skenderajt është aktive. Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin”, tha Elshani