Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vazhduar replikat e tij me Përparim Kryeziun, zëdhënës i Qeverisë, duke i thënë se po e shtrembëron të vërtetën.
Pacolli, ka insistuar që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq, në mënyrë që t’ia sigurojë një votë nga komunitetet atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmanit.
Madje sipas Pacollit, për këtë që po i thotë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.
“Për këtë çka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë. Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka shkruar Pacolli.