Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare. Po ashtu parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë.