Sot, skuadra e Dritës do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen kundër Feronikelit’74, e vlefshme për xhiron e 9-të të Superligës së Kosovës. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 13:00.
Drita vjen në këtë ndeshje pas një periudhe pushimi dyjavore, gjatë së cilës zhvilloi një ndeshje kontrolluese me Prishtinën e Re, e cila përfundoi me rezultat 1-1. Ky takim miqësor i shërbeu trajnerit Zekirija Ramadanit për të mbajtur ritmin e skuadrës dhe për të testuar formën e lojtarëve.
Me një ecuri të mirë në kampionat, Drita ka vetëm një humbje në 9 ndeshje dhe dy takime të papërfunduara.
Aktualisht, ajo renditet në vendin e pestë me 13 pikë, duke ruajtur një pozicion konkurrues në garën për kreun e tabelës.
Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e rëndësishme për të mbajtur hapin me rivalët kryesorë.