Sot, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, me kërkesën e Z. Muhadin Haziri dhe në emër të Këshillit të Fshatit Zhegër, Imran Haziri, kryesues i Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, prezantoi kërkesën për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Memorialit me rastin e 25-vjetorit të rënëve të fshatit Zhegër.
Haziri informoi Kuvendin se kjo kërkesë ishte rekomanduar në mbledhjen e fundit të Komitetit dhe sot u miratua nga Kuvendi. Ai gjithashtu kërkoi miratimin e mbrojtjes së varrezave në fshatin Goden, bazuar në kërkesat e banorëve.
Shkrimi i plotë:
Sot, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, me kërkesën e Z. Muhadin Haziri, pika e rendit të ditës, e iniciuar nga Këshilli i Fshatit në Zhegër, për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Memorialit me rastin e shënimit të përvjetorit të 25-të të rënëve të fshatit Zhegër, si kryesues i Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, informova kuvendin se në mbledhjen e fundit të mbajtur të Komitetit me datë: 23.09.2024, kjo kërkesë u rekomandua dhe sot u miratua gjithashtu nga Kuvendi Komunal në Gjilan.
Poashtu, në këtë seancë, kërkova që të futet në rend të ditës edhe kërkesa nga banorët e fshatit Goden, për identifikimin dhe mbrojtjen e një pjese të varrezave, të cilat sipas fakteve historike një pjesë e tyre janë të vendosura në fshatin Vrapçiq, kjo kërkesë ishte rekomanduar më herët nga Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit më sakt me datë: 24.07.2024.
Falënderoj të gjithë Këshilltarët Komunal që votuan pro këtyre dy kërkesave.