Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore është e vazhdueshme. Kjo pasi që së fundmi është vërejtur një ngritje e çmimit të fasules. E të shqetësuar për këtë janë qytetarët që frekuentojnë Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Nga ana tjetër janë tregtarët ata që i arsyetojnë këto rritje.
Qytetari, Xh. Shala nuk është i kënaqur me çmimin e groshës.
Ani pse, ky atë që e bleu në tregun në Prishtinë ishte i vitit të kaluar dhe me një çmim më të volitshëm.
“Vallahin shtrenjtë edhe këtu 3.50 janë shtrenjtë se le mo tetë euro kjo është diçka baras me mish”, tha ai.
E kishte edhe nga ata që sapo kishin dëgjuar për rritjen e çmimit të fasules.
“Vallahin 8 euro qetash dëgjova 5 e kom pa 5 u kon”, tha qytetari tjetër, G.Shabani.
Se kjo rritje për shportën e qytetarit është e lartë e thotë edhe kjo qytetare.
“Tetë euro është jashtë normales nuk e përballon asnjë qytetarë çmimin tetë euro, se çdo javë çdo shqiptar, çdo kosovarë pasulin e kena specialitet”, tha I.Krasniqi – qytetare.
Rritjen e çmimit, e pranon edhe vet shitësi që e bënë këtë punë që më shumë se 30 vite.
“Çmimi vendor është nëntë euro apo dhjetë euro”, tha shitësi në Tregun e Gjelbër në Prishitnë, P.Ramadani.
Ramadani thotë që shkak të rritjes ka më pak shitje.
“Vallahin ma pak se spo kanë njerëzit , skanë parë çka bon me 100 euro pension a me 120 euro që ja kanë bo”, tha ai.
Një tregtar tjetër tregon arsyen pse është rritur çmimi sivjet.
Fasulja është një ushqim tradicional i tryezës shqiptare. Krahas kësaj, vlerat ushqyese që ka fasulja janë të larta.
“I ka vlerat ushqyese të mira, përmban diku për 100 gram rreth 13/14 gram karbohidrate dhe diku 6 gram proteinë, domethënë e ka një përbërje të mirë yndyrë nuk ka , përmban zinkë pak më tepër dhe sasia e proteinës është ajo që ndihmon pak më shumë në rritjen dhe tonifikimin e muskujve, poashtu ndihmon kundër plakjes së lëkurës”, tha nutricisti Besnik Humolli.
Sipas, Humollit konsumimi i fasules një apo dy herë në javë është i nevojshëm./teve1/