Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se nga 109 premtimet e bëra, 87 prej tyre janë realizuar me sukses.
Gjatë mbledhjes së bordit të drejtorëve, fokusi ishte në ato premtime që ende nuk janë përmbushur, duke theksuar angazhimin për t’i realizuar të gjitha.
Hyseni nënvizoi se çdo projekt në interes publik po përballet me kundërshtime, por premtimet mbeten prioritet, ndërsa vazhdon përpjekjet kundër atyre që e trajtojnë interesin publik si privat.