Në spitalin e Gjilanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore shumë persona për vetëm 4 ditë. Krejt kjo dyshohet të ketë ndodhur pasi qytetarët e kësaj ane u helmuan nga ushqimi që konsuamuan në restorantin.
Bashkim Salihu, qytetar i Gjilanit, që edhe vet është helmuar nga ushqimi i restorantit në Gjilan, në një postim në Facebook ka treguar se brenda katër ditë janë helmuar rreth 400 persona.
Ai ka thënë se helmimi ka ndodhur pasi qytetarët kanë ngrënë iftar.
“Për 4 dite shumë persona janë Helmuar nga mishi i prishur ne Restoran ne Gjilan, ne kete Muaj te shejt te Ramazanit ne vend qe me i sherby qytetaret me Iftar me ushqim hallall dhe jo te prishur, agjerojn tan diten ne fund perfundojn ne Emergjenc… Tmerr”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurse gjatë ditës së sotme është raportuar se rreth 70 persona janë hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, me dyshimin se ata janë helmuar pas një darke të iftarit, shkruan Gazeta Monitor.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli.
Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.
“Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, jashtëqitje dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë, por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.
\Sipas tij, ata i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dal me përfundimet. /Gazeta Monitor/.
Sa persona dyshohen se u helmuan në restorantin në Gjilan
Ndani këtë artikull