Pas një barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit’74, skuadra e FC Dritës po përgatitet për një tjetër sfidë të fortë të dielën, ku do të përballet me Malishevën në udhëtim.
Ndeshja e radhës kundër Malishevës pritet të jetë një përballje e vështirë, pasi vendasit janë në një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe po shfaqin lojë të fuqishme në kampionatin kosovar.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” të dielën, duke filluar nga ora 13:00. Për FC Dritën, kjo përballje është një mundësi për t’u rikthyer tek fitorja dhe për të vazhduar garën për vendet e larta në tabelën e kampionatit.