Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai është shprehur se LDK-ja e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato, siç u shpreh ai, për aq sa varet nga ta.
“Sa i përket vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar që janë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për aq sa varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Gashi.