Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar lidhur me situatën në Kuvend për shkak të numrave të mazhorancës pas largimit të disa deputetëve nga LVV-ja.
Konjufca ka përmendur kohën kur në qeverisje ishte PDK-LDK, që kishin vetëm 57 deputetë dhe Kuvendi funksiononte në mënyrë të rregullt.
Ai madje iu drejtua shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, duke i thënë se “a t’ju kallxoj qa të nguca gjatë mbledhjes së Kryesisë. Abelardi e ka përvojën kur PDK-ja pat funksionuar njëherë me 58 deputetë a 57 a sa i keni pas”.