Hapet Java e 11-të e Superligës së Kosovës me ndeshjen Ballkani – SC Gjilani
Java e 11-të e Superligës së Kosovës nis sot me përballjen mes kampionit aktual, Ballkanit, dhe SC Gjilanit. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, ky pritet të jetë një udhëtim i vështirë në Suharekë.
Në konferencën për media, Nuhiu theksoi se ekipi është i përgatitur dhe gjithçka është në nivelin e duhur për ndeshjen me Ballkanin.
Ai deklaroi se ka përgatitur një plan të qartë për të ndërtuar një ekip stabil dhe konkurrues për këtë përballje të rëndësishme.
Skuadra e Gjilanit nuk përballet me asnjë mungesë lojtarësh dhe të gjithë janë të gatshëm për lojë, duke e bërë ekipin plotësisht konkurrues për këtë sfidë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 13:00.