Liora Sahiti, një foshnjë vetëm dy muajshe, po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore dhe ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve. Ajo kërkon një ndërhyrje urgjente në zemër, e cila duhet të kryhet jashtë vendit dhe për të cilën nevojiten 17,000 euro.
Familjarët e saj, të pamundur ta përballojnë të vetëm këtë barrë financiare, kërkojnë ndihmën dhe solidaritetin e secilit prej nesh.
Çdo kontribut, sado i vogël, do t’i japë Liorës një shans më të madh për jetë. Ndihma juaj është jetike për të dhe për familjen e tij në këtë moment të vështirë.