Gjilani shënoi fillimin e fushatës #ZgjidheLomshin, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i udhëhequr nga UNICEF, synon të ndërgjegjësojë publikun për sfidat me të cilat përballen këta fëmijë dhe të promovojë një qasje më gjithëpërfshirëse në komunitet.
Gjilani është komuna e katërt që i bashkohet kësaj nisme, duke u angazhuar për krijimin e hapësirave më të qasshme dhe nxitjen e politikave mbështetëse për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha Ekzekutive e CCNO, Znj. Mediana Bislimi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Z. Johannes Stenbaek Madsen, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Z. Alban Hyseni, dhe Udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Znj. Veronika Vashchenko, hapën fushatën #ZgjidheLomshin🧶 në Gjilan, komunën e katërt që mbështet përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. E financuar nga Bashkimi Evropian dhe e udhëhequr nga UNICEF, fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e këtyre fëmijëve dhe të promovojë përfshirjen e tyre përmes krijimit të hapësirave të qasshme, kujdesit gjithëpërfshirës, dhe politikave mbështetëse që luftojnë stigmën dhe diskriminimin.
Rezultatet e para pozitive janë premtuese – ndryshimi ka nisur dhe po ndodh tani! #tgjithenperfshirje