Trajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani, ka përzgjedhur formacionin startues për ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës, duke synuar një paraqitje të fortë në këtë sfidë të Superligës së Kosovës.
Drita do të zbresë në fushë me këtë formacion: Maloku, Broja, B. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj, Dabiqaj, Bejtulai, Ibrahimi, Tusha, Ovouka dhe Zenunaj.
Me këtë përbërje, Ramadani synon të shënojë fitore dhe t’i japë fund serisë së barazimeve të fundit.