Drejtori i portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se gjatë kontrollit të makinës së tij nga ana e mjeshtrit është zbuluar se në anën e majtë afër gomës është e vendosur një pajisje e dyshimtë.
Sipas Kajtazit, policia është në vendin e ngjarjes, duke i pritur njësitë e specializuara.
“Sot kam sjellë veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afërt rrotës. Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i Shtetit”, shkroi Kajtazi.
Ditë më parë Kajtazi ka thënë se po përcillet nga disa persona, që sipas tij janë agjentë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.