Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur para pak çasteve në dajle të Gjilanit në fshatin Bresalc.
Lajmin për Radio Star e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Togeri Ismet Hashani ka bërë të ditur se, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po marrin trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan.
Hetuesit policorë për aksidentet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ky incident ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rrugët e Gjilanit dhe në aksin Gjilan-Prishtinë, ku së fundmi janë raportuar disa aksidente.